KreuCelebrity

A janë efektive vaksinat ndaj variantit Omicron?!

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj efikasitetit të vaksinave, duke bërë me dije se ato janë efektive ndaj variantit të ri Omicron.

Sipas Michael Ryan, i cili drejton programin e urgjencave të OBSH-së, vaksinat kanë treguar se janë efektive ndaj të gjitha varianteve të Covid-19, madje edhe ndaj Deltas që ishte më i rrezikshëm se Omicron.

“Për t’i dhënë fund pandemisë, bota duhet të veprojë së bashku si një ekip. Askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të vaksinuar. Ne kemi nevojë për qasje të barabartë në vaksina, trajtim dhe në diagnostikim”, shkroi OBSH në Twitter.

Ndpërsa Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë rekomanduar që amerikanët të shmangin udhëtimet në Francë, Jordani, Portugali pasi këto vende kanë regjistruar një rritje të rasteve me Covid-19.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF