Komediani i njohur amerikan Nick Cannon dhe modelja Alissa Scott, kanë humbur djalin e tyre Zen pas një beteje me kancerin.
Këtë lajm të trishtë komediani e ka dhënë nga emisioni i tij “The Nick Cannon Shoë”, ku tregoi me lot në sy se djali i tij 5 muajsh Zen ishte ndarë nga jeta. “Këtë fundjavë bëra një përpjekje të vlefshme për të kaluar kohën më të bukur që mund të kaloja me Zen”, tha ai.
Cannon tha se djali i tij ishte rreth 2 muajsh kur ai vuri re se i porsalinduri kishte disa probleme me frymëmarrjen, të cilat ai ia atribuoi sinuseve të të porsalindurit. Më pas mjekët i thanë se Zen kishte një lëng në trurin e tij, i cili përfundimisht u bë kancer në tru, ndaj u desh që ta operonin menjëherë.
Pas operacioneve dhe procedurave, Cannon tha se gjendja e të porsalindurit mori një kthesë rreth Ditës së Falënderimeve dhe tumori i Zen filloi të rritej më shpejt, çka shkaktoi edhe humbjen e tij.
Kujtojmë që komediani i njohur ka edhe dy fëmijë më të rritur me këngëtaren Mariah Carey, binjakët 10-vjeçarë Moroccan dhe Monroe.



















