Gjatë spektaklit të kësaj të hëne në “Love Story 2” fronistja Daniela debatoi me dy konkurrentë, Rein dhe Frankon, me tone të larta dhe një komunikim jo shumë të përshtatshëm për një vajzë, aq më tepër në një program që synon të japë një model të mirë të vajzave.
Për këtë fronistja u përplas edhe me Robertin, ndaj në programin e përditshëm në “Love Story Talk” këtë të martë Daniela ka kërkuar falje për të debatet e zhvilluara të hënën, teksa ka theksuar se kishte dale nga vetja. “Unë dua të kërkoj një falje publike të gjithëve, pasi dje kam dal nga vetja. Unë nuk jam kështu. Sinqerisht e ndjej të kërkoj ndjesë”, tha ajo.
Fronistja tjetër Dea i ka dal në mbrojtje Danielës duke thënë se ajo është një vajzë e mrekullueshme dhe i dhuroi një përqafim.
“Unë e njoh Danielën pak më shumë se ju, realisht ka dal nga vetja dje. Është një vajzë e mrekullueshme dhe unë nuk do të doja që asnjë nga ne ta gjykonte vetëm nga ajo që ndodhi dje”, tha Dea.



















