Lamtumirë fytyrë e “shëndoshë dhe argëtuese”; Rebel Wilson duket ishte e gatshme të hiqte dorë nga miliona dollarë që i sollën rolet si një vajzë e bëshme dhe që të shkrinte së qeshuri, për të transformim rrënjësor të pamjes. Ajo ndryshoi krejtësisht mënyrën e të ushqyerit, “dogji” 35 kilogramë dhe nuk resht së befasuari me look-un e ri.
Aktorja 41 vjecare u shfaq në tapetin e kuq të AACTA Awards, me një fustan-mini, që i nxirrte në pah këmbët.
Shenjat e një dobësimi aq të madh ishin sërish të dukshme, megjithatë, pas trajtimeshe special dhe me shumë sporti, pritet që dhe ato të zhduken.
Rebel tha se vetë ekipi i saj nuk e inkurajoi aspak kur u tha se donte të dobësohej. “Përse do që ta bësh një gjë të tillë”, e kanë pyetur ata. Si “një bufe e lezeshme”, aktorja grumbulloi një pasuri prej 22 milionë dollarësh, e nuk dihet tani sesa role do t`i ofrohen.



















