KreuCelebrity

VIDEO/ Pas shumë vitesh mungesë, Mira Konçi i rikthehet muzikës!

Këngëtarja e mirënjohur Mira Konçi, pas shumë vitesh mungesë në tregun muzikor, është rikthyer me një këngë të re.

Kënga e publikuar është realizuar në bashkëpunim me kitaristin, Faton Mucula, dhe është një version i veçantë i këngës së grupit ‘Gjurmët’, “Era”.

“Kaq e lumtur qe po ndaj me ju këtë emocion”, ka shkruar Mira Konçi në rrjetin e saj social Instagram, teksa ka ndarë me ndjekësit e saj këngën e saj të re. Të menjëhershme kanë qenë urimet për të nga miqtë dhe fansat e saj.

Kujtojmë që ky projekt muzikor vjen pak kohë pas aludimeve të shumta në median sociale që Mira Konçi dhe kompozitori, Shpëtim Saraçi, i kanë dhënë fund martesës së tyre shumëvjeçare.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF