KreuCelebrity

“Ç`i bëra vetes”, pagoi që të dukej si kukull Barbie, vajza pendohet për operacionet plastike!  

“Kam harruar si dukej fytyra ime natyrale”; 21 vjecarja Candice Kloss pagoi qimet e kokës që të dukej si një kukull Barbie, por tani është penduar shumë për operacionet plastike. Modelja e filloi vetëm me pak fillera në buzë dhe në mollëza përpara dy vjetësh. Paskësaj, e shtoi dozën si pa kuptuar dhe tani, thotë se ndërhyrjet e shumta e kanë bërë të duket më e vjetër nga sa është në të vërtetë.

E reja shpenzoi mbi 15.000 dollarë për look-n që dëshironte, por tani thotë se duket shumë “fallso”.

Candice thotë se e ëma është shumë e lehtësuar që ajo vendosi të hiqte dorë nga ndërhyrjet kozmetike. “ Nënës time nuk i pëlqejnë fillerat. Babai është indidiferent, u mësua kështu me mua”, rrëfen vajza.

Modelja ndërkohë ende nuk ka hequr dorë nga extentions të flokëve dhe ritual ii makiazhit të rëndë, që zgjat të paktën 45 minuta.