Big Brother i përgatiti një kurth të madh banorëve mbrëmjen e djeshme, pasi Romeo Veshaj hyri në shtëpinë e famshme që të ndërrohej me vëllain e tij binjak, Donaldin dhe shkoi e u ul direkt pranë Beatrix.
Banorët arritën megjithatë ta dallonin, e kjo bëri që ai të qëndronte fare pak brenda shtëpisë.
Ishte Einxhel ajo që pati dyshimet më të mëdha dhe ndërpreu diskutimin rreth videos që po shikonin.
Teksa përshëndetej me banorët, Romeo i pëshpëriti disa fjalë Beatrixës, të dashurës së vëllait të tij. “Je shumë e mirë, të kam zemër”, mësohet t`i ketë thënë ai, dhe ajo është ndjerë shumë mirë nga këto fjalë.



















