Semi dhe Donaldi teksa ishin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin.
E teksa Semi e hoqi nga Instagrami Donaldin, ditën që ai u puth me Beatrixin, ka ardhur së fundmi reagimi nga vëllai binjak Romeo, i cili menaxhon faqen e aktorit.
Ai ka vepruar njësoj si këngëtarja, duke hequr Semin nga rrjeti social i Donaldit, ndërkohë që Bora nuk ka hequr as Donaldin, as Beatrixin.
Kujtojmë që sapo këngëtarja doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Donaldi u afrua me Beatrix, çka u duk sikur ishte Semi ajo që po e mbante larg dyshen, duke qenë se është shoqja e ngushtë e moderatores Bora Zemani.



















