KreuCelebrity

Einxhel sulmon Ilirin: Për lojën tregoi dhe gruan, dhe dashnoren!

Janë përplasur sërish në Big Brother Einxhel dhe Iliri, dhe debati më i fortë erdhi gjatë ditës së djeshme.

Kjo temë u diskutua sërish nga Einxhel dhe disa banorë. Moderatorja tregoi mendimin e saj për balerinin:ajo e bëri të qartë se nuk i ka pëlqyer rrëfimi publik që ai i bëri një ngjarjeje personale nga e kaluara e vet.

‘’Ai për lojë riktheu një histori që nuk i përket fare së tanishmes së jetës së tij. Imagjino që kur njeriu arrin të tregojë gruan dhe dashnoren për lojë…’’,-tha Einxhel.

Madje, ajo vazhdoi t`i mëshonte atij argumenti duke thënë se ai vetëm për lojën e tregoi këtë histori megjithëse e dinte që do ta dëgjonte  ebija, e cila do të mësonte kështu nga ekrani tradhëtinë e babait ndaj të ëmës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF