
Majlinda Bregu dukej kaq bukur kokë e këmbë me të gjelbër, por përtej kombinimit perfekt, ajo kishte një mesazh për të përcjellë. Bregu, sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal e kremtoi ditën e Rinisë duke e vënë theksin tek një problem që mund të kthehet në një sfidë të vërtetë nëse nuk i kushtohet vëmendja e duhur: shëndeti mendor.
“Sot, në Ditën e Rinisë po ndezim Renë e Tiranës me dritë të gjelbër. Pse pikërisht e Gjelbër? Për t’ju rikujtuar rëndësinë e shëndetit mendordhe se #RCC #YouthLab për #shëndetin mendor fillon nesër.
Valët e pasigurisë e dëshpërimit mund të marrin përpara këdo në periudha të ndryshme të jetës, por kjo s’do të thotë që buzëqeshja s’do të kthehet përsëri.
Në të njëjtin vit kur nis #EUYearOfYouth, një nga kryeqytetet e #ËB6 po sjell BE në Ballkanin Perëndimor, sepse #Tirana do të jetë Kryeqyteti Rinor Europian 2022”, ka shkruar Bregu.



















