KreuCelebrity

Christina Aguilera rikthehen në skenë pas 19 vitesh veshjen e saj ikonë!

Këngëtarja e mirënjohur Christina Aguilera mori çmimin e “Ikonës së muzikës 2021” në People’s Choice Awards.

Teksa u ngjit në skenë gjatë shfaqjes për të performuar një miks të hiteve të saj më të mëdha, zgjodhi të rikrijonte një nga pamjet e saj më të paharrueshme të modës të të gjitha kohërave.

Aguilera surprizoi dhe risolli veshjen e gati dy dekadave më parë të hitit “Dirrty”. Këtë herë, veshja ishte e ripunuar në saten me shkëlqim dhe jo lëkure dhe përfshinte korse, geta me rrjetë dhe mëngë të tejdukshme.

Madje, ylli i popit nderoi pamjen e saj me grimin e syve “smokey” dhe të njëjtat gërsheta të zeza dhe bionde që kishte në klipin “Dirrty”. Kjo veshje ka pasur një ndikim të madh, e cila shpesh herë ka qenë frymëzim për krijimin e kostumeve të panumërta të festës së Halloween-it.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF