KreuCelebrity

VIDEO/ Alec Baldwin acarohet me gazetarin, tenton ta godasë me çadër

Aktori Alec Baldwin së fundmi është filmuar duke sulmuar me çadër një gazetar, i cili e pyet me këmbëngulje për tragjedinë e ndodhur në xhirimet e filmit “Rust”.

Gazetari i New York Post, Jonathan Levin, këtë të mërkurë ka publikuar në Twitter një video ku Baldwin është përfshirë në përplasje verbale.

Gazetari teksa pa Alec dhe bashkëshorten e tij Hillary përpara shtëpisë së regjisorit Woody Allen, vendosi t’i bënte disa pyetje aktorit. Levin ishte këmbëngulës në synimin e tij për të marrë përgjigje, megjithëse Hilaria vazhdimisht i kërkoi të qëndronte larg.

Meqenëse Levin e shpërfilli kërkesën e saj, në një moment Baldwin vrapoi drejt tij me një ombrellë në duar. “Nuk mund të na fotografosh para shtëpisë së dikujt”, ka thënë aktori, por gruaja e ka ndaluar për të sulmuar fizikisht gazetarin.

“A nuk e tërhoqi vërtet këmbëzën? A besoni se arma ka qëlluar pa e tërhequr këmbëzën? A ishte vërtet një mosfunksionim?”, ka vijuar më tej gazetari, por më pas  Alec dhe Hilaria kanë hyrë në shtëpi.

NEW … I ran into Alec Baldwin on the Upper East Side pic.twitter.com/8pG5Vpshw2

— Jon Levine (@LevineJonathan) December 7, 2021

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF