Një nga regjisoret më të mëdha italiane, Lina Wertmüller, është ndarë nga jeta mbrëmjen e kësaj të mërkure në Romë.
Ajo ishte gruaja e parë që u nominua për Oscar si regjisorja më i mirë, për filmin “Pasqualino Settebellezze” me protagonist Giancarlo Giannini, në vitin 1977.
Në ato vite ajo ishte gjithashtu një nga gratë e pakta pas kamerës, dhe për këtë ishte shprehur, “Nuk mund ta bësh këtë punë sepse je burrë ose sepse je grua. E bën sepse ke talent. Kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi për mua dhe duhet të jetë i vetmi parametër me të cilin vlerësohet se kujt t’i caktohet regjia e një filmi”.
Njohja ndërkombëtare për veprën e saj erdhi në vitin 2020, ku Lina Wertmüller u nderua me një Oscar, duke u bërë gruaja e tretë që merr këtë çmim për punën e saj si regjisore.



















