KreuCelebrity

Aspak tradicional, zbulohet filmi i preferuar i Mbretëreshës për Krishtlindje!

Kur bëhet fjalë për filmat tanë të preferuar të Krishtlindjeve, lista zakonisht përmban ata klasikët si “Home Alone”, “Elf”, “Love Actually” apo dhe “A Christmas Carol”.

Por duket se filmi i preferuar festiv i Mbretëreshës është Flash Gordon, larg nga tradicionalja.

Kjo u zbulua nga një prej aktorëve të filmit Brian Blessed, i cili tha se monarkja ulet çdo Krishtlindje me nipërit e saj për të parë filmin.

Flash Gordon është një film fantastiko-shkencor i vitit 1980 me Sam Jones dhe Brian Blessed.

Filmi tregon aventurën e futbollistit Flash dhe miqve të tij, të cilët udhëtojnë në planetin Mongo dhe e gjejnë veten duke luftuar kundër Ming Brutalit për të shpëtuar Tokën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF