Aleksia Peleshi është shtruar në spital për një ndërhyrje kirurgjikale, por duke qenë se kjo ndodhi fill pasi Romeo hyri në “Big Brother VIP”, shumë ndjekës por edhe disa portale hodhën idenë se mund të kishte lidhje mes këtyre dy ngjarjeve.
“Unë jam mirë, operacioni shkoi mirë. Mos u shqetësoni, ju falenderoj shumë. Jeni shumë të mirë, disa prej jush ama janë shumë të çuditshëm. Më kanë ardhur mesazhe të tipit: a je në spital prej puntatës së djeshme të ‘Big Brother’?!, Por që jo unë e ndoqa me shumë kënaqësi atë puntatë, ishte shumë e bukur, ishte funny, ishte shumë emocionuese, kështu që rrini të qetë, nga zemra jam shumë mirë , jam për MashaAllah, por çfarë t’i bëj ndonjë tëmthi a veshke”,– tha Aleksia, duke sqaruar kështu një herë e mirë arsyen e problemit të saj shëndetësor.
Aleksia më herët e shprehu hapur dashurin për Romeon në “Glamour Zone”.
“E vërteta është se Romeon e dua shumë, shumë është pak të thuhet, e dua me gjithë forcën që kam në zemër për të dashur.një person. Kur bëj ato lutjet e mia, nuk harroj kurrë që ta falenderoj Zotin që e ka sjellë në jetën time.Fakti kryesor që e dua shumë është se ai ma kujton shumë babain tim, e unë nuk kam njohur kurrë dikë që më kujton babin. Babi im është një njeri shumë i rrallë”, tha atëherë.



















