KreuCelebrity

Flet Ardiana Matoshi: “Fjalët, telefonatat, mesazhet më kanë dhënë një forcë të jashtëzakonshme

Aktorja e njohur Adriana Matoshi ka folur sërish për gjendjen e saj shëndetësore pak ditë pasi iu nënshtrua një operacioni për të hequr tumorin në tru.

Në një bisedë me emisionin “Pa emër” në radion Klan Kosova FM, ajo tha se po mundohet të jetë e fortë dhe të mos mendojë për sëmundjen.

“Unë për momentin kam pak kokëdhimbje, sot e kam sfidur veten mos me pi hapa, mos me përdor kurrgja, se po du me tejkalu pa hapa, pa sen edhe po pushoj, e kom kalu atë stresin. Jam t’u mundu që veten me bo mirë, që s’kam kurrgjë, po çona kaniherë edhe po harroj çka kom”, ka thënë Matoshi.

Më tej aktorja e njohur ka shtuar se mesazhet dhe komentet e njerëzve i kanë dhënë një dhënë një forcë të jashtëzakonshme, “Kurrë në jetë nuk ma ka marrë mendja se fjalët, komentet, njerëzit, telefonatat, mesazhet ma japin një forcë të jashtëzakonshme edhe kur kam shku ditën me i bërë analizat, atë ditë ishte një marsh i organizuar. Më dukej diçka shumë, s’di me ta përshkru ndjenjën”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF