KreuCelebrity

Romeo nxjerr foton nga fëmijëria: me syze e baluke, dy binjakët të vegjël janë kaq ndryshe!

Janë të pandashëm e kështu kanë qenë gjithmonë: Romeo hapi arkivat e ndau një foto mjaft të ëmbël të tij me vëllain binjak, Donaldin, kur ishin fëmijë. Me syze e baluke, ata duken shumë ndryshe nga sa jemi mësuar t`i shohim tani që janë të rritur, por ngjajnë dhe shumë camarrokë!

“Vetëm koha ndryshon, unë dhe ti jo”, ka shkruar Romeo në krah të fotos ku shihen si gjithmonë të përqafuar me njëri-tjetrin.

 

 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)

Romeo hyri së fundi në shtëpinë e Big Brother për të zëvendesuar të vëllain, e për t`i punuar kështu një rreng banorëve të tjerë të shtëpisë së famshme.

Megjithatë, loja nuk u eci, sepse ata shpejt e kuptuan që nuk ishte Donaldi ai që kishin përballë, por vëllai binjak.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF