KreuCelebrity

Roberti kritikon publikisht të birin, por konkurentët e tjerë nuk binden!

Robert Aliaj kishte plot kritika në puntatën e fundit të “Talk Love Story” për të gjithë konkurentet, cka bëri që në studio të plasnin debatet. Ai nuk kurseu nga ana tjetër as të birin, Kristin, për të cilin gjithashtu pati vërejtje.

“As Kristi nuk është në rregull”, -u shpreh Roberti, duke iu drejtuar të birit, “Mua më pëlqen mendimi yt, por je pak i tërhequr. Në rastin më të mirë është vëzhgues,” tha ai.

Kjo nuk ka mjaftuar për t`i bindur të gjithë se po tregohet vërtet i paanshëm. Daniela tha se Roberti, në të vërtetë, po e mbron Kristin. Ai e sqaroi aty për aty.

“Mos mendoni ashtu, mund të jetë vëzhgues. Unë kam me Kristin probleme siç ka çdo baba me djalin e tij. Unë kam ardhur për të bërë rolin që më takon. Kristi është një djalë i zgjuar që është shkëputur nga imazhi i babait të tij simbolikisht. E ka vrarë babanë e tij shumë vite më parë dhe unë e them këtë krejtësisht personale me Kristin, si shok. Kisha mundësi që ta pengoja që të vinte këtu, por nuk e bëra,” –u shpreh Roberti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF