Elon Musk thote se njerëzit duhet të kenë më shumë fëmijë pasi thotë sipas tij nuk ka “njerëz të mjaftueshëm” në Tokë. Në një intervistë virtuale me Wall Street Journal, miliarderi kundërshtoi pretendimet se kontrolli i popullsisë është i nevojshëm në të gjithë globin.
Duke folur për inovacionin e tij të fundit, Tesla Bot, në Samitin e Këshillit të CEO të WSJ, Musk insistoi se “nuk mund ta theksoj sa duhet , nuk ka njerëz të mjaftueshëm”, tha ai.
Në vitin 2017, një studim nga kërkuesit e Universitetit Lund në Suedi, zbuloi se një fëmijë i lindur në botën e zhvilluar lë një gjurmë karboni prej 58.6 tonë metrikë për çdo vit të jetës së tyre. Në atë kohë, autorët rekomanduan që një mënyrë se si njerëzit mund të reduktojnë emetimet e tyre të gazeve serrë është duke pasur më pak fëmijë.
Duke kundërshtuar pretendimet e ambientalistëve, Musk thotë se “Unë mendoj se një nga rreziqet më të mëdha për qytetërimin është lindshmëria e ulët, shkalla e së cilës për më tepër, është në rënie. Nëse njerëzit nuk bëjnë më shumë fëmijë, qytetërimi do të shkërmoqet, mbajini mend fjalët e mia!”



















