Telegraf shkruan se blogerja dhe YouTuber-ja e njohur serbe Kristina Kika Đukić është vetëvrarë mbrëmjen e djeshme në një apartament me qira në qendër të Beogradit. Një vajzë mjaft e bukur, Kika vetëm 22 vjece, kishte luftuar prej pesë vitesh me bullizmin dhe abuzimet kibernetike, aq sa arriti në pikën që nuk i përballonte dot më kritikat dhe mesazhet negative.
I dashuri i saj, Marko, postoi një video prekësë në Instagram. “Përgjithmonë bebja ime, do të shihemi sërish”, ka shkruar ai.
Vdekjen e saj e ka konfirmuar edhe nëna e Kristinës në rrjetin social Instagram, e cila pohoi me dhimbje se cfarë kishte ndodhur.
Kristina Đukić ishte një bloggere, e njohur në YouTube dhe një influencuese mjaft e njohur serbe, kanali i së cilës në YouTube kishte 700,000 ndjekës.



















