Fifi vendosi të dilte nga shtëpia e Big Brother që të merrej sic tha me veten, pasi nuk po ndihej më dhe aq mirë aty brenda. Megjithatë, gjatë qëndrimit në BBV, Filloreta Raçi krijoi këngën “Diell”, e cila tashmë është bërë një hit dhe numëron mbi gjashtë milionë klikime.
Ajo publikoi në Instagram disa pamje të një shkolle në Lipjan, ku nxënësit këndojnë këngën e saj dhe me këtë video i ka dhënë dhe një përgjigje pyetjes që Arbana kishte për këngëtaren pas largimit nga shtëpia.
Arbana Osmani e pyeti se çfarë kishte fituar nga kjo eksperiencë dhe këngëtarja e gjeti mënyrën sesi të përgjigjej përmes videos në fjalë.
“Arbana në prime, pasi dola më pyete çka fitove nga eksperienca në Big Brother VIP… Përgjigjen po ta jap sot shpirt. Kam fituar dashurinë më të madhe në botë, emocion dhe jetë… Faleminderit edhe ty për çdo gjë”, -shkruan Fifi.



















