KreuCelebrity

Jo vetëm 100 mijë euro, ja sa paguhen banorët e “Big Brother” për çdo javë qëndrimi në shtëpi

Dihet nga të gjithë që banori që do të arrijë deri në finalen e madhe të “Big Brother VIP” dhe do të shpallet fitues do të marrë plot 100 mijë euro.

Por sipas informacioneve të fundit brenda produksionit, banorët nuk luftojnë vetëm për fitimin e çmimit të madh, por edhe për qëndrimin sa më gjatë aty, pasi secili prej tyre paguhet 1500 euro në javë për qëndrimin brenda të izoluar nga bota e jashtme dhe të monitoruar nga kamerat 24 orë në ditë.

Dhe sipas përllogaritjeve banorët që ndodhen në shtëpi, duke nisur nga më të vjetrit e deri te më të rinjtë që kanë hyrë që në ditën e parë të këtij reality show, që janë : Iliri, Sabiani, Monika, Arjola, Donaldi, Beniada, kanë përfituar deri më tani është 13 500 euro duke llogaritur qëndrimin e tyre prej 9 javësh brenda.

Pas tyre vijnë Beatrix dhe Sarah, të cilat janë pjesë e shtëpisë prej 6 javësh, kanë përfituar 9000 euro. DJ PM & DAGZ kanë 5 javë qëndrimi brenda dhe kanë përfituar deri tani 7500 euro. Më pas janë Antonela dhe Meridiani që kanë 3 javë qëndrimi brenda dhe deri më tani kanë përfituar 4500 euro.

 

Kujtojmë që edhe banorët që kanë dalë nga shtëpia, si Semi, Fifi, Sheila, Arditi, Paloma, Kledi, Graniti etj. kanë përfituar nga qëndrimi i tyre të izoluar në bazë të javëve që kanë qëndruar në “Big Brother VIP”.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF