KreuCelebrity

Dua Lipa anulon një tjetër koncert, dhe ka një arsye!

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa është detyruar të anulojë një tjetër koncert pasi vazhdon të vuajë nga laringiti.

Ylli i muzikës njoftoi në Instastory se ajo nuk do të shfaqet në “Jingle Ball iHeartRadio Z100″, në Nju-Jork pasi ajo është në pushim vokal ‘sipas urdhrave të mjekut’.

Anulimi i koncertit “Jingle Ball” vjen më pak se një javë pasi ajo u shpreh se ishte ‘zemërthyer’ që ajo u detyrua të anulonte paraqitjen e saj në “Jingle Ball iHeartRadio KIIS FM” në Los Angeles për shkak të sëmundjes së saj.

“Siç e dini shumica prej jush, unë aktualisht vuaj nga pezmatimi i fytit dhe kam qenë në pushim vokal sipas urdhrave të mjekut tim. Shpresoja për një shërim më të shpejtë, por për fat të keq, jam ende jo mirë dhe nuk mund të performoj në “Jingle Ball iHeartRadio Z100”.

Jam jashtëzakonisht e zhgënjyer, mezi prisja të nisja sezonin e festave duke performuar në “Jingle Ball” të këtij viti. Më vjen shumë keq që nuk do të jem atje për të festuar me të gjithë fansat e mi, por shpresoj që të shijoni pjesën tjetër të organizimeve të mrekullueshme që shfaqja ka planifikuar për të gjithë ju. Ju dërgoj dashurinë time të gjithëve”, shkroi ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF