KreuCelebrity

“I kam dhënë fjalën”, Dea i premton një takim të dytë konkurrentit të “Love Story”

Takimi i Deas me Andin, që u transmetua këtë të hënë në “Love Story”, është komentuar nga dy konkurrentët e tjerë të programit Ermir dhe Albion në “Talk”.

Ata u shprehen se Andi ka shfaqur një interes për Dean, ndërsa ajo sipas djemve po i qëndron besnike Albionit me të cilin ka shkëmbyer edhe një puthje. “Dea po i rrinte besnike Albionit’, tha Ermiri.

Ndërkohë që Albioni u shpreh se Andi kishte interesim për Dean. “Të shohim takimin e dytë, nëse do të ketë”, tha ai.

Pas diskutimeve dhe komenteve në studio Dea i ka premtuar Andit një takim të dytë sepse i ka dhënë fjalën dhe do ta mbajë. Kujtojmë që Dea gjatë takimit të parë i tha Andit që ai ka edhe pëlqimin e familjarëve të saj, një gjë kjo shumë e rëndësishme për të.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF