KreuCelebrity

Këngëtarja rrëfen dhimbjen e abortit: “Doja të qaja në krahët e dikujt, por isha vetëm”

Këngëtarja Jessie J ka folur së fundmi për abortin që pësoi muajin e kaluar, dhe ka treguar arsyen pse vendosi ta ndajë publikisht këtë dhimbje.

33-vjeçarja ndau lajmin se kishte humbur fëmijën duke kujtuar momentin kur mjekët i kishin thënë se nuk kishte më rrahje zemre vetëm disa orë para se të dilte në skenën në Los Angeles.

“Unë postova për humbjen e fëmijës tim vetëm disa orë pasi më thanë. Ndonjëherë derdh më shumë energji në krijimin e një procesi jo të shëndetshëm të dhimbjes sime përpara një kamere, sesa ta pranoj atë në kohë reale”, tha ajo.

Jessie J tha se tani e kupton pse gratë duan të diskutojnë përvojën e tyre të abortit, “Unë kurrë nuk kam përjetuar dhimbje fizike dhe trauma apo kam ndjerë vetmi si kjo. Kjo më ka ndryshuar përgjithmonë. Në mënyrën më zemërthyese, por të bukur”.

 

Teksa shtoi më tej, “E vërteta është se më duhej vetëm të qaja dhe të bija në krahët e dikujt dhe të qaja. Por në atë kohë isha vetëm. As nuk e kisha idenë se çfarë do të kaloja jo vetëm emocionalisht, por fizikisht pas atij spektakli.’

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF