Revista amerikane me famë ndërkombëtare “Forbes” ka shpallur listën me 100 gratë më të fuqishme në botë.
Prezantuesja e njohur amerikane Oprah Winfrey, ka kryesuar në listën e “Forbes”, si gruaja më e fuqishme në botë. Winfrey zuri vendin më të lartë në listë për shkak të perandorisë së saj të madhe mediatike me vlerën prej 2 miliardë dollarësh.
Pas prezantueses, vijon këngëtarja e njohur Rihanna, e cila e arriti statusin me suksesin e linjës Fenty Cosmetics dhe të të brendshmeve Savage x Fenty, e më pas vjen Beyonce. Për Beyonce revista citoi turneun On the Run II të ish-anëtares së Destiny’s Child së bashku me bashkëshortin Jay-Z që tërhoqi më shumë se 250 milionë dollarë të ardhura.
Në listën e 100 femrave më të fuqishme në botë të “Forbes” për vitin 2021 është edhe Taylor Swift, e cila ka thyer shumë rekorde muzikore këtë vit. Albumi i saj i vitit 2020 “Folklore” u bë albumi i parë i vitit pandemik që shiti 1 milion kopje.



















