Mediat sociale në Turqi po gëlojnë për ngërcin e krijuar mes aktoreve Sitare Akbas dhe Hande Erçel (Fifi dhe Eda në serialin “Dashuria është në ajër”). Sitare është lidhur prej disa kohësh me ish të dashurin e Hande, këngëtarin e njohur Murat Dalkilic. Të dyja ato kanë qenë shoqe, por pas këtij momenti, i kanë ndërprerë marrëdhëniet me njëra-tjetrën.
Hande madje nuk e ndoqi më në rrjetet sociale kur dolën fotot e para të paparacëve që e tregonin ish-in e saj dhe mikeshën e vet, në një lidhje bashkë.
Një foto e fundit e Sitares sakaq, bëri që rrjeti të shpërthente, pasi ajo aty duket krejtësisht si Hande.
Komentet vërshuan, e disa prej tyre thoshin: “Hande (Eda) është rikthyer…”.Sitare Akbas,e cila u bë mjaft e suksesshme me serialin që vijon të transmetohet në shumë vende të botës, ende nuk ka dhënë asnjë detaj publik për romancën e saj me Murat Dalkiliç, megjithatë disa javë më parë fotot e çiftit u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale.



















