KreuCelebrity

Kanye West, drejtor kreativ në Louis Vuitton?!

Në mediat e huaja po qarkullojnë lajmet se Kanye West do të zëvendësojë Virgil Abloh si drejtor kreativ i Louis Vuitton.

Abloh, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë, dhe West ishin bashkëpunëtorë prej një kohe të gjatë, ata shërbyen si praktikantë në markën luksoze italiane Fendi, në vitin 2009, duke shënuar fillimin e miqësisë së tyre prej dekadash.

“The Sun” raportoi se dyshja i kanë krijuar së bashku sukseset e tyre në industrinë kreative, duke e cilësuar më vonë Abloh si një nga stilistët më kreativë të kësaj gjenerate. Në vitin 2010, Abloh u bë drejtor artistik i kompanisë së Ëest, Donda, duke i kthyer në realitet të gjitha idetë e reperit.

Abloh gjithashtu ka punuar me Ye dhe JAY-Z për albumin “Watch the Throne”. Një burim i tha “The Sun” se: Kanye është i dëshpëruar për vdekjen e Virgil, sepse ata kishin qenë miq për vite dhe punonin shumë së bashku. Ata ndanë një vizion të ngjashëm dhe tani Kanye ndjen se i detyrohet Virgil të vazhdojë punën e tij në Louis Vuitton.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF