Janë kryefjala e mediave rozë këto kohë: publiku nuk e ka fshehur interesin për afrimin e Donaldit me Beatrix, aq më tepër kur aktori kishte dhënë shpresa për një rikthim të mundshëm me Bora Zemanin. Megjithatë, puthjet e tij me Beatrix treguan se tashmë e kishte lënë pas krahëve historinë me moderatoren.
Por shumë ndjekës të Big Brother kanë vënë re një ftohje të ciftit, e madje këtë e ka kuptuar edhe vetë Beatrix.
Ajo i tha Donaldit se i duket shumë ndryshe, ndërsa ai u shpreh se po mërzitet dhe stresohet nga izolimi.
Ndërkohë, po qarkullon një video ku shihet sesi Donaldi e refuzon puthjen e Beatrix.



















