Këtë të premte “Talk Love Story” ka nisur mes diskutimeve të shumta ku dhe këtë puntatë panelit të opinionistëve iu bashkua edhe Robert Aliaj.
Si babai i Kristit, artisti është ngacmuar në lidhje me takimet e të birit, ku ai tha se një ndër takimet që mund të veçojë si më të bukurin është ai mes Kristit dhe Xhenit.
“Unë refuzoj që t’i shoh takimet e Kristit, përveç të javës së kaluar që më pëlqeu shumë. Nuk folëm për takimin më të bukur që kam parë unë deri më sot që është takimi i Kristit më Xhenin”, tha Roberti.
Kjo deklaratë e Robertit nuk u prit mirë nga Xhoni, i cili tha se opinionisti po ul takimet e fronistëve të tjerë.
Ndërkohë Eni e pyeti për takimin e Kristit dhe të Lilit, se në njëfarë mënyre ai ishte “kumbar”? “Puthja e Kristit me Lilin ishte gjëja më organike për një mashkull. Kristi nuk bëri gjë fare. Po të isha unë do të kisha dalë jashtë dhe ik në hotel, Kristi e la aty”, u përgjigj Roberti.
Teksa Daniela me humor shtoi, “O Kristi ngjaji pak babait”, duke shkaktuar të qeshura në program.



















