Lind pyetja, kush është VIP, kush është vërtet një njeri i rëndësishëm?- thuhet në postimin e Mrizit të Zanave në Instagram, ku përcillet përvec mirënjohjes, edhe një informacion shumë i vyer për një artist me emër të madh, por edhe me zemër të madhë, si Ermal Meta, që vazhdon të na bëjë krenarë.
Ermali ka bërë një dhuratë mjaft të vecantë për vajzat e Shtëpisë Rozalba, një nga qendrat më të rëndësishme në vend për të strehuar dhe mbrojtur të mitura që kanë kaluar përvoja të rënda në jetën e tyre.
Me gjestin e tij, këngëtari aq i dashur për publikun shqiptar dhe atë Italian, padyshim ua zbukuroi atyre festat, ndërsa vetë si dhurataë mori gëzimin e fëmijëve dhe urimet e të gjithëve.
“Engjëj sikur @ermalmetamusic që ngrohin zemra sikur zemrat e @shtepia_rozalba , vajza të mitura që ndoshta nuk e kanë mundësinë ti kalojnë festat e fundvitit me familjen e tyre.Ai djalë flori sapo dhuroi një kamion plot me vegla muzikore për të zbukuruar jetën këtyre zemrave Shqiptare. Faleminderit @ermalmetamusic dhe uroj të marrin shembull VIPSAT Shqiptare!!”, thuhet në postim.



















