Sabiani, ishte i eliminuari i radhës nga shtëpia e “Big Brother VIP”, duke lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri pas më shumë se 60 ditësh.
Këngëtari ishte në nominim së bashku me Meridianin dhe Antonelën. Ajo që u vu re gjatë largimit të Sabianit është fakti që ai nuk takoi një pjesë të madhe të banorëve, me të cilët duket se kishte pasur dhe hatërmbetje për shkak të situatave të fundit brenda shtëpisë.
Bëhet për fjalë për DJ PM dhe Dagz, Einxhel, Beatrix, Sarën dhe Beniadën, ndërkohë që në studio i quajti hipokritë, dhe për të këtë mori shembull faktin që gjatë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother kërkonin që Fifi të dilte jashtë, dhe në momentin që vendosej kënga e saj pas daljes së këngëtares, bënin sipas tij sikur përloteshin.
Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Sabiani eliminohet nga votat e publikut, pasi herën e parë ai u bë sërish pjesë e shtëpisë me anë të biletës kthyese që mori në studio.



















