KreuCelebrity

Kapele, kapuç apo beretë; frymëzohuni nga vajzat VIP për një kombinim modern!

Në një kohë si kjo me shumë mundësi dëshira për të krijuar një veshje moderne nuk është gjëja që do të bënit me shumë dëshirë. E po ashtu nuk mund të pretendojmë një krehje apo stilim perfekt flokësh nga ato që nuk lëviz qimja e flokut. Shiu, lagështira, dhe ‘mood-i’ jo edhe aq optimist nga zymtësia e motit përkthehet në flokë aspak të rregullt.

Në raste të tilla një aksesor koke është shpëtimtari; një kapele, kapuç apo beretë duket se zgjidh hallin e flokëve të pakrehur dhe në të njëjtën kohë krijon një ‘outfit’ shumë modern.

Për t’jua lehtësuar punën ju ftojmë të frymëzoheni nga vajzat VIP shqiptare të cilat herë për të qenë trend, herë për prakticitet e herë për mos shfaqur flokët e pakrehur i kanë shtuar ‘look-ut’ të tyre aksesorin e kokës.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF