KreuCelebrity

Ledina Çelo zbulon sekretin e ‘rinisë së përjetshme’!

Teksa shikon fotografitë e këngëtares së njohur Ledina Çelo në rrjetet sociale, duket sikur koha ka ndalur për të.

Këngëtarja vazhdon ende të ruajë pas kaq shumë vitesh një imazh rinor të përsosur dhe linja fizike mahnitëse që nuk i tregojnë aspak moshën, edhe pas lindjes së dy fëmijëve.

Së fundmi Ledina ka qenë e ftuar te Rudina, dhe ndër të tjera moderatorja e ka pyetur për sekretin e bukurisë, dhe këngëtarja për këtë dha një përgjigje, “Më pyeti një mikja ime sot se erdha me të në avion dhe më tha: ‘Nëse do të ishe në një vend që ndodh diçka dhe do të ngelej diçka që nuk jetoje dot?’ Unë i thashë ‘pa vrap’. Nuk jetoj dot pa vrap. Unë e dua shumë shëtitjen në pyll. Kam fatin që kemi një shtëpi afër pyllit, ishte zgjedhja ime se gjithmonë e kam ëndërruar. Për mua është antistres, përveçse është mirë nga ana shpirtërore, relaks. Vrapi është gjëja më e mirë”.

Më tej, Ledina zbuloi se ka disa vite që ka hequr dorë nga brumërat dhe preferon shumë sallatat e ndryshme, si edhe ushtrime fizike kur mundet.

Pjesë nga biseda:

Rudina Magjistari: Pra ti bën sistematikisht vrap?

Ledina Çelo: Po, sistematikisht.

Rudina Magjistari: Sa kilometra bën?

Ledina Çelo: 7 -8 kilometra. Jo çdo ditë, po një ditë po një ditë jo.

Rudina Magjistari: Pra aktiviteti fizik është sekreti.

Ledina Çelo: Ai është.

Përveç kësaj, Ledina tregon se ka disa vite që ka hequr dorë nga brumërat dhe preferon shumë sallatat e ndryshme, si edhe ushtrime fizike kur mundet.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF