KreuCelebrity

Babai i David Beckham rimartohet në moshën 73-vjeçare! Njihuni me nusen milionere!

Kuptimin e frazës “Asnjëherë nuk është vonë për asgjë”, babai i David Beckham Ted Beckham e ka kuptuar plotësisht.

Babai i futbollistit u martua me të dashurën e tij 62-vjeçare, milioneren Hillary Meredith në moshën 73-vjeçare në një ceremoni private në Londër.

Kjo është martesa e dytë e Ted Beckham, pasi ai u divorcua nga nëna e futbollistit, Sandra, në vitin 2002, pas 33 vitesh martesë.

Ted u takua me milioneren 62-vjeçare në vitin 2019 në një kohë kur ajo punonte në një shtëpi veteranësh. Ndërsa në muajin mars të vitit të kaluar, ata vendosën të fejoheshin, pavarësisht se Britania ishte futur në karantinë për shkak të coronavirusit.

“Ted dhe Hilary Beckham dëshirojnë të konfirmojnë se janë martuar të shtunën në një ceremoni të vogël private në Londër të rrethuar nga familja e ngushtë, duke përfshirë 3 fëmijët dhe 8 nipërit e Tedit, nënën e Hilary dhe vajzën e saj, Charlotte. Shoqëruesi i dhëndrit ishte djali i Ted-it, David. Shoqërueset e nuses Charlotte, Francesca dhe Harper dukeshin bukur me fustane prej kadifeje blu. Dyshja aktualisht janë në muajin e mjaltit jashtë vendit”, tha një burim pranë familjes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF