KreuCelebrity

Rita Ora ngrin vezët: Shumë e rëndësishme në Kosovë të kesh fëmijë!

Shumë gra sot e konsiderojnë ngrirjen e vezëve si një mundësi të mirë për të pasur fëmijë më vonë, nëse rrethanat aktuale nuk ua lejojnë. Rita Ora ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë. Për momentin duket se kërkon t`i kushtohet karrierës, por dëshiron që më vonë të bëhet nënë.

Rita rrëfeu për “The Independent” përsenë e këtij vendimi.

“Do të doja të kisha një familje të madhe të bukur. Në kulturën kosovare, të kesh fëmijë është e rëndësishme. Dhe unë mendoj se si gra, ne kemi shumë presion, në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse mendojmë se kjo është detyra jonë, të krijojmë dhe të japim jetë. Pra, thjesht doja të mos shqetësohesha për këtë. Dhe nuk e bëra, dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë,”- ka treguar ajo.

Aktualisht, këngëtarja është duke shijuar romancën me regjisorin Taika Waititi, madje duket se gjërat mes tyre po bëhen serioze.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF