E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Rajmonda Bulku foli për ciftin Donald-Beatrix. Ka njerëz që mendojnë se lidhja e tyre e rrufeshme është pjesë e lojës.
Aktorja e njohur tha se ata duhet ta thonë fort atë që ndiejnë, pasi nuk mund të jetë e gjitha përqafime e puthje dhe u ndal në një moment në vecanti.
“Unë e shoh në këndvështrim tjetër, nuk shoh u puthën, s’u puthën. Ajo vajzë dhe ai djalë, nëse janë të sinqertë në atë që bëjnë duhet ta thonë shumë fort. Duhet ta mbrojnë atë që rrinë tërë kohën të përqafuar, se ajo është një gjë, por nuk është e gjitha. Ndërsa një natë i kam parë, që ata ishin një film. Aty jashtë diku, ishte dhe një zjarr dhe kamera, kompozimet ishin shumë të bukura, ajo ka një portret shumë më të bukur se ai vlonjati. Dhe kamera kishte punuar për të qenë një skenë erotike pa u puthur dhe mua më pëlqeu shumë si xhirim. Dhe ata ishin bukur Brenda atij xhirimi që pashë unë”, tha Bulku.
E pyetur nëse ata po aktronin, ajo u përgjigj se deri diku edhe ka dicka të tillë, pasi kanë hyrë në lojë, por sërish insistoi se dukeshin mirë në skenën që përmendi.



















