Big Mama duket se nuk ka ndonjë vlerësim të madh për Beatrix. Teksa Arjola po sqaronte një situatë të ndodhur me të, këngëtarja dha mendimin e saj për vajzën bukuroshe ndërkohë që aty kishte dhe banorë të tjerë.
“Veç lyhet e puthet me Donaldin. Unë asgjë nuk shoh. Si të doni mbrojeni, si të mos doni mos e mbroni”, u shpreh Big Mama.
Nuk pati reagime të tjera pas këtij pohimi.
Ndërkohë, duket që ndjesia e saj për Beatrix nuk ishte dicka e momentit, sepse edhe dje, Big Mama nominoi mes dy emrave dhe Beatrixin.



















