Billie Eilish kishte veshur një fustan pjesërisht të tejdukshëm gjatë paraqitjes së saj në “Saturday Night Live”. Eilish u bë personazhi i fundit i famshëm që prezantoi dhe performoi në “Saturday Night Live” gjatë episodit të kësaj jave.
19-vjeçarja, e cila është e nominuar në çmimet Grammy 2022, nuk kishte frikë të fliste për ndjenjën e stilit gjatë monologut të saj të hapjes. Veshja e Billie Eilish arriti që tërhiqte një vëmendje të jashtëzakonshme. Fustani i saj i bardhë me detaje të kuqe dhe me dantellë ishte mjaft unik.
Gjatë monologut të saj, ajo trajtoi gjithçka, që nga ditëlindja e saj e ardhshme e deri tek arsyeja e mirë pas rrobave të saj ‘oversize’. “Nëse nuk më njihni nga muzika ime, mund të më njihni nga flokët ose rrobat e mia. Kjo është arsyeja pse vendosa të vishem si zonja Claus që shkon në klub, sepse pas shfaqjes duhet të martohem në një anime’, tha ajo me humor.
Më pas Billie Eilish foli për zgjedhjet e saj për veshjet, veçanërisht për vendimin e saj për të veshur rroba të gjera në publik dhe në ngjarjet e tapetit të kuq. “Disa njerëz pyesin pse fillova të vishja rroba të gjera dhe në fakt kishte një arsye të mirë”, tha Eilish.
“Nuk ishte vetëm për rehati apo për stil. Kjo është e vështirë të thuhet për mua, por arsyeja e vërtetë që unë vishja rroba të mëdha në atë kohë është sepse e urreja trupin tim”, tha Eilish.



















