Shumë teori qarkullojnë rreth asaj cfarë ndodh brenda shtëpisë së Big Brother. Dhe një prej tyre lidhet me Donaldin: që nga koha kur ka hyrë në BBV ai ka humbur shumë në peshë.
Një ndjekës ka hedhur idenë se produksioni i ka bërë shumë presion Donaldit dhe me siguri për këtë arsye ai ka ‘humbur 15 kile’.
Për këtë ka reaguar Arbana Osmani.
Me doza humori, ajo e dha përgjigjen: “Aman ma gjeni atë që i ka bërë presion, të vijë të më bëjë dhe mua e të humbas ca kile”.



















