Rita Ora ka zbuluar për herë të parë se vuan nga sulmet e panikut. Këngëtarja tha se fillimisht i ngatërroi sulmet e saj të panikut me astmën pasi e gjeti veten duke luftuar për të marrë frymë.
Këngëtarja, 31 vjeçe, ka treguar se problemet e saj me ankthin datojnë në adoleshencë, kur nënës së saj Vera iu tha se kishte kancer në gji, “Shkova te mjekët. Mendova se kam astmë. Nuk e kuptova se ishte një sulm paniku. Mendoj se fjala ‘sulm paniku’ më trembi”.
Kur mamaja e Orës u diagnostikua në vitin 2005, ylli, i cili atëherë ishte 15 vjeç, kujtoi se ndihej “i pafuqishëm” pas lajmit të frikshëm. “Isha e pafuqishme. Mendova, çfarë do të bëj pa nënën time? Nuk mund ta kuptoja një botë pa të”.
Fatmirësisht kanceri u kap herët dhe nëna e saj mundi ta kapërcejë gjendjen, por Ora ka vazhduar të ketë terapi që nga ajo kohë. “Unë nuk e di se si mund të funksionoj pa terapi”, u shpreh ajo.
Sipas NHS, ndjenja e marrjes së frymës është një nga simptomat kryesore të sulmeve të panikut, të cilat mund të zgjasin nga 5 deri në 30 minuta.



















