Bora Zemani është shtruar në spital e lajmin e dha shoqja e saj e ngushtë, Semi Jaupaj nëpërmjet një story që ka shpërndarë në llogarinë e saj personale në Instagram.
“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë,”- ka shkruar Semi në foto pa sqaruar asgjë më tepër”.
Ndërkohë duket se moderatorja ka konfirmuar se tashmë ndihet mirë dhe shumë shpejt do të rikthehet në program.
Një ditë më parë, Bora dha një mesazh për situatën e saj me Donaldin dhe Beatrix Ramosaj. “Loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj që djali do të dalë i humbur në fund dhe nuk do të ketë asnjërën.”- u shpreh ajo.



















