Fedez ka nisur disa prova kërcimi që e kanë lënë “pa mend” partneren e tij, Chiara Ferragni.
Në një mesazh privat, i cili është shpërndarë sidoqoftë në web, ajo shkruan: “Nuk e dija që jam martuar me Kledi Kadiun”, e në këtë mënyrë, e përmend balerinin shqiptar si një simbol të kërcimit në Itali.
Kledi Kadiu ishte në 1993-shin balerin i parë i Teatrit të Operas dhe Baletit në Shqipëri. Katër vjet më vonë, ai emigroi drejt Italisë dhe kërceu me shoqërinë filarmonike të Veronës. Ai ra shpejt në syrin e kritikëve të artit, që vlerësuan talentin e tij, megjithatë më shumë emër bëri me emisionin “Amicci” nga gazetarja e njohur Maria de Filippi në Mediaset.



















