KreuCelebrity

Greta Koçi pohon se është martuar, rrëfen jetën në Austri! 

E përfolur prej kohësh për një romancë, Greta Koçi e konfirmoi se në fakt, ajo ka lidhur kurorë me partnerin e sajE ftuar në emisionin “Abc e pasdites”, këngëtarja tha se se është zyrtarisht e martuar dhe jeton prej kohësh tashmë në Austri me bashkëshortin.

“Është zyrtare që unë po jetoj në Vjenë, por e kam zyrtarizuar dhe çështjen e zemrës. Unë jam martuar tashmë dhe jetoj së bashku me bashkëshortin tim në Austri”, pohoi ajo. Më tej, tha se se po e shijon pafund fazën e re të jetës, ndërsa bëri të ditur se personi që i ka rrëmbyer jetën është me prejardhje shqiptare.

“Është një fazë që po jetoj dhe jam jashtëzakonisht shumë e lumtur. Më duket sikur po marr frymë më lirisht. Djali e bën jetën e vetë këtu, por më origjinë është shqiptar”, ka thënë Greta.

Përpara pak ditësh, Greta publikoi dhe projektin e saj të ri muzikor “S’po m’len nana”, i cili është mirëpritur nga fansat.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF