KreuCelebrity

Ceremonia e trëndafilave plot të papritura, ndodh refuzimi i parë në “Love Story”!

Ceremonia e trëndafilave në “Love Story” këtë të hënë nuk ka shkuar ashtu si mendohej.

Teksa Daniela zgjodhi Vilianin, dhe tha, “Kam vendosur që t’i jap përsëri një mundësi dhe ta shoh në një takim tjetër me një puthje të dëshiruar, jo të rrëmbyer. Trëndafili im do të shkojë për Vilianin, Xhoni zgjodhi Kleonën: “Këtë javë do të zgjedh një vajzë që është gallatë, gëzohem që më erdhi mundësi me e zgjedh dhe do të dal me Kleonën”.

Ndërkohë Kristi në momentin e tij theksoi se ishte mes disa dilemave, por zgjedhja e tij ishte Anxhi, me të cilën Xhoni ka pasur më herët dy takime: “Do të bëj një gjë që se kam bërë asnjëherë, më fal Xhoni, por shkon për Anxhin”.

Por ndodhi ajo që nuk pritej, Anxhi e refuzoni Kristin, “Nuk do ta pranoj, më vjen shumë keq. Për dy arsye: E para, nuk dua të dal në një takim me një djalë që është i pasigurt dhe e dyta, interesi im është për Xhonin”.

Pas këtij refuzimi, Bleona i kërkoi Xhonit ta merrte në takim Anxhin, por ai tha se tashmë e kishte marrë vendimin: “Unë po vendosa diçka, nuk e ndryshoj”. Kristi vendosi që trëndafilin t’ia japë Deas, fronistes për të cilën deklaroi më herët se kishte interes.

“Nuk më është ulur asnjëherë një mashkull në gjunjë, do ta pranoj”, tha ajo për trëndafilin”. Në këtë moment, Xhoni ia rrëmbeu trëndafilin e refuzuar dhe ia dhuroi Anxhit.

Është hera e parë në këto pesë javë të “Love Story” që një fronist do të ketë dy “date” brenda javës. Pra, Xhoni do të dalë në takim me Kleonën dhe Anxhin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF