Ikonë e padiskutueshme e bukurisë në vitet 80’, kur zbukuroi 500 kopertina revistash, mbretëreshë e modës dhe yll kinemaje, Carol Alt bëri disa rrëfime të reja për Corriere della Sera, të cilat nisnin që nga historia e stuhishme e dashurisë me Ayrton Senën, tek ajo me partnerin aktual Alexei Yashin, ndërsa nuk la pa përmendur edhe sekretet e bukurisë së përhershme.
Në moshën 61 vjecare, Carol vazhdon të mahnisë me fizikun e saj, dhe përvec kujdesit me ushtrime fizike, thotë se është mjaft e vëmendshme me mënyrën e të ushqyerit.
Koha ndikon mbi cdo trup, dhe na bën të gjithëve të kuptojmë se jemi të vdekshëm të thjeshtë, thotë modelja e njohur.
Por ajo shtoi se e ka një sekret e ky është fakti që preferon ushqimet krudo. “Në Itali e kam zgjidhur, ha shumë proshutë”, tha ajo!



















