KreuCelebrity

Eva Murati shkëlqen sërish në studiot italiane!

Bukuroshja Eva Murati është një moderatoret e njohura sportive të vendit tonë, e cila prej muajsh është angazhuar edhe në studiot italiane, duke na bërë të gjithëve krenarë.

Mbrëmjen e kësaj të hëne Eva Murati ka qenë e ftuar sërish në një nga emisionet më të ndjekur italian të futbollit “Tiki Taka” në “Mediaset”, nga prezantuesi i njohur Piero Chiambretti.

Ndërkohë së fundmi me anë të një videoje në rrjetin e saj Instagram, Eva ka ftuar të gjithë ndjekësit e saj të ndjekin intervistën që ajo do të japë për radion e njohur italiane “Esercito” këtë të martë në orën 11:30.

Sikurse disa muaj më parë, edhe tani Eva Murati ka ditur të shkëlqejë në mediat italiane. Kujtojmë që në daljen e saj disa muaj më parë moderatori i famshëm Piero Chiambretti tha, “Vajza e Champions-it në Shqipëri shkëlqen. Edhe italishtja e saj është mbresëlënëse”.

 

 

 

 

 

 

A post shared by Eva Murati (@evamurati)

 

 

A post shared by Eva Murati (@evamurati)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF