
Këngëtari i njohur Sajmir Çili ka qenë i ftuar te “Rudina” këtë të hënë, ku ndër të tjera ka folur për jetën e tij familjare.
Këngëtari është bërë baba për herë të dytë më 7 dhjetor, pas 14 vitesh nga lindja e vajzës së tij Isea, nga martesa e parë.
Sajmir Çili është tepër i rezervuar në lidhje me jetën e tij private, por gjatë kësaj intervistë vendosi të ndajë me publikun detaje, teksa na prezantoi edhe me partneren e re, Klaudian.
Ai tregoi se si u njoh me partneren e tij, teksa theksoi se te një femër para bukurisë ai vlerëson mendjen dhe seriozitetin, “Janë ato shikimet e para, duket gjëja. Unë vetëm e shihja, asaj i ra në sy dhe ndodhi ajo kimia. Unë jam pak tip i turpshëm, ndodhi ajo mrekullia që kemi dhe Glaukun. Unë jam me atë që bukuria vjen e dyta, njeriun shihe te mendja dhe mençuria. Seriozitetin, përkushtimin që ka… Dashuria i përfshin të gjitha”.
Biseda në studio:
Rudina Magjistari: Historia e dytë e dashurisë, fakti që jeni bërë me fëmijë është momenti për të folur më shumë për këtë pjesë.
Sajmir Çili: Gjithmonë jetën time e kam mbajtur private dhe daljet e mia në televizion i ruaj, kam ardhur vetëm tek ty.
Rudina Magjistari: Me partneren jeni të martuar?
Sajmir Çili: Akoma jo, por ngaqë ndodhi pandemia, ishin gjërat rrëmujë. Jemi njohur në një mbrëmje . Aty është një foto e sapobërë para një muaji, bashkëshortja ime ishte shtatzënë.
Rudina Magjistari: Si jeni njohur?
Sajmir Çili: Quhet Klaudia Busha, është fizioterapiste. Jemi njohur në një ambient ku unë luaja muzikë dhe ndodhi.
Rudina Magjistari: Si ndodhi?
Sajmir Çili: Janë ato shikimet e para, duket gjëja. Unë vetëm e shihja, asaj i ra në sy dhe ndodhi ajo kimia. Unë jam pak tip i turpshëm, ndodhi ajo mrekullia që kemi dhe Glaukun. Unë jam me atë që bukuria vjen e dyta, njeriun shihe te mendja dhe mençuria. Seriozitetin, përkushtimin që ka… Dashuria i përfshin të gjitha



















