Dj Sardi do bëhet baba për herë të parë dhe më në fund, cifti vendosi ta ndajë këtë gëzim dhe me fansat.
Sardi postoi në Instagram fotot e partneres me barkun e rrumbullakosur, që tregon se shtatzania e saj tashmë është mjaft e avansuar.
“Një miks ndjenjash… E di që të dua, edhe pse nuk të kam takuar akoma … I emocionuar çdo ditë e më shumë. Duke pritur ditën që do të të mbaj në krah, të të shoh të rritesh, të lozim dhe të qeshim bashkë. Mami dhe babi mezi po të presin… Të duam shumë,” -ka shkruar Sardi në postimin e pak minutave më parë.
Nuk dihet ende se kur do të vijë në jetë bebi, por nuk duhet të ketë dhe shumë. Sardi ka qenë përherë mjaft I rezervuar për jetën private dhe vetëm një vit më parë e rrëfeu lidhjen me Jonisën.



















