KreuCelebrity

“T’ju vijë turp”; Caitlyn Jenner në lot pasi ju refuzua shërbimi në hotel!

Caitlyn Jenner është bërë pjesë e një incidenti të pakëndshëm ku teksa ishte akomoduar në një hotel në Beverly Hills, asaj i është mohuar konsumimi i drekës pasi sipas drejtuesve të hotelit kishte veshje të papërshtatshme.

Jenner ndau ekpseriencën zhgënjyese me ndjekësit e saj në instagram duke treguar se arsyeja që ajo nuk u lejua të ulej në tavolinë për të konsumuar drekën ishin xhinset e saj të grisura tek gjunjët.

“Turp të keni për shërbimin tuaj të tmerrshëm që nuk më lini të ha drekë vetëm për një  grisje të vogël në xhinse.  E neveritshme. Unë kam qenë një mbrojtëse e juaja për dekada. Por pas kësaj jo më”; u shpreh e revoltuar ylli i ‘reality-show’, 72 vjeç. Jenner e etiketoi hotelin dhe kompaninë e tij mëmë The Dorchester Collection.

Një burim i brendshëm i tha TMZ se Jenner ishte ‘i zënë e befasuar’ nga kërkesa, pasi ajo kishte bërë flokët dhe grimin, dhe xhinset e saj kishin vetëm një të çarë të vogël tek gjuri.

Një zëdhënës i hotelit i tha gazetës, ‘Ju lutemi shikoni politikën tonë të kodit të veshjes, e cila është e deklaruar në faqen tonë të internetit dhe e ofruar për çdo mysafir kur ata bëjnë një rezervim me ne.’

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF